Hysi.Net - Historiku i familjes Hysi (se shpejti)
 
     
 
Nje paragraf i shkeputur nga Historiku i familjes Hysi:
 
     
  Fisi i Hysajve ka zënë vend në Spatharë të Skraparit rreth 250 vjet më parë nga shpërngulja e vëllezërve Sali e Beqir Hysa nga fshati Bënjë i Këlcyrës së Përmetit dhe vendosjes së tyre në tokat e dajos Dervish Duros...  
     
  Tokat e Dervishit shtriheshin në fund të Spatharës dhe ishin nga më të mirat në fshat, privilegj që e kishte siguruar ngaqë ishte nga familjet më të vjetra të fshatit. Dervish Duro kishte kohë i martuar por nuk kishte patur fëmijë. Ndjenja e trashgimisë (pas vdekjes së tij) të mallit e gjësë prej fisit të gruas, të cilën e kishte marrë në lagjen Abaz-hoxhaj të Vëndreshës e brente përbrenda dhe nuk e linte rehat.

 
     
  Në atë kohë vdiq Beqiri, burri i motrës të martuar në Benjë. Ka qënë traditë e kësaj treve që nipërit kishin të drejtë të trashëgonin mallin e dajos të cilët mirëpriteshin edhe nga farefisi dhe fshati. Me propozimin e parë dy nipërit me shtytjen edhe të të jëmes pranuan të shisnin c’kishin pasuri të palujtshme dhe u shpërngulën për te dajua.

 
     
  Këtë punë e nxiti edhe fakti që lagja Hysaj në Bënjë ishte e madhe ndërsa tokat arë ishin të kufizuara. Kjo ka qënë arsyeja sic duket që nga ky fis u shkëput edhe një degë tjetër që sot përbën lagjen Hyraj në Paraspuar të Beratit. Me kalimin e kohës pak e nga pak u shkëputën kontaktet familjare midis degëve dhe rrënjës së tyre por u ruajtën të paprekura traditat e ndershmërisë, trimërinë, atdhe-dashurinë, dhe karakterin e shquar burrëror.

 
     
  Nga fisi i Bënjës përmenden vëllezërit Nexhip e Myrteza Hysaj (Bënja), kapidanë të luftës për liri kundër turqëve. Prej fisit Spatharës përmenden Sehiti, Saliu, Abedini, Mehmeti dhe i vëllai Ramizi, të cilët u shquan për trimëri, zgjuarsi, patriotizëm në përballimin e situatave të kohës. Një veti e përbashkët në fisin e Hysajve si në origjinën e tyre ashtu edhe në degëzime ka qënë përputhja e bukurisë fizike me atë shpirtërore.

 
     
  Aq e vërtetë është kjo saqë sipas vetë të thënave të skulptorit të popullit Odise Paskalit, Nexhip Bënjën e mori për model kur skaliti luftëtarin për liri në Korcë sipas imazhit që i kishte lënë bukuria e tij e rrallë të cilën e kish parë qëkur që fëmijë Nexhipin të veshur kumit të kalonte nëpër Përmet.

 
     
  Mbiemrin tonë do ta gjeni të ndryshuar, herë Hyraj (në kohën e rregjimit Zog u zëvendësua “r” me “s” dhe u bë Hysaj, pas clirimit për arsye drejtshkrimi ju thjeshtua edhe “j” dhe u bë Hysa. Tani në përdorim të përditshëm thirremi Hysi. Ndërsa ne në të gjitha dokumentat zyrtare kemi të fiksuar mbiemrin Hysa.

 
     
 
 
 
[ Vazhdon së shpejti... ]
 
     
     
 
© Copyright 2004-2005 HYSI.NET . Të gjitha të drejtat e rezervuara.